Telegrafi

Sondazh: 59 % e qytetarëve të anketuar mendojnë se gjobat e larta në trafik kanë shumë ndikim në uljen e numrit të aksidenteve

Një ndër format për të rritur sigurinë në trafik dhe për të ulur numrin e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë është edhe shqiptimi i gjobave për shoferët e automjeteve.

Me këtë pajtohen edhe qytetarët e anketuar në sondazhin e realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper.

Ndërsa, sa i përket numrit të gjobave që jepen në trafik vetëm 38.8% e qytetarëve mendojnë se numri i gjobave që shqiptohet nga Policia e Kosovës është i lartë, (21.3%) mendojnë se është i ulët, kurse (32.1%) mendojnë se numri i gjobave të shqiptuara nuk është as i ulët dhe as i lartë dhe 7.76% e qytetarëve nuk kanë ndonjë mendim të caktuar rreth numrit të gjobave.

Numri i gjobave aktuale mund të ndikojë edhe në respektimin e rregullave të trafikut. Sa i përket kësaj 23.9% e qytetarëve të anketuar u përgjigjën se ndikon shumë, (62.7%)  u përgjigjën duke thënë se ndikon deri diku, kurse (13.4%) tregojnë se sipas tyre numri i gjobave që jepen në trafik nuk ndikon aspak në respektimin e rregullave të trafikut.

Të pyetur se në përgjithësi, çfarë mendojnë për çmimet e gjobave të trafikut në Kosovë, qytetarët e anketuar u përgjigjën si në vijim:

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1200 persona anembanë Kosovës.

 

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS).

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android).   /Telegrafi/