Një ndër format për të rritur sigurinë në trafik dhe për të ulur numrin e aksidenteve në trafikun rrugor në Kosovë është edhe shqiptimi i gjobave për shoferët e automjeteve.
Me këtë pajtohen edhe qytetarët e anketuar në sondazhin e realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper.
Ndërsa, sa i përket numrit të gjobave që jepen në trafik vetëm 38.8% e qytetarëve mendojnë se numri i gjobave që shqiptohet nga Policia e Kosovës është i lartë, (21.3%) mendojnë se është i ulët, kurse (32.1%) mendojnë se numri i gjobave të shqiptuara nuk është as i ulët dhe as i lartë dhe 7.76% e qytetarëve nuk kanë ndonjë mendim të caktuar rreth numrit të gjobave.
Numri i gjobave aktuale mund të ndikojë edhe në respektimin e rregullave të trafikut. Sa i përket kësaj 23.9% e qytetarëve të anketuar u përgjigjën se ndikon shumë, (62.7%) u përgjigjën duke thënë se ndikon deri diku, kurse (13.4%) tregojnë se sipas tyre numri i gjobave që jepen në trafik nuk ndikon aspak në respektimin e rregullave të trafikut.
Të pyetur se në përgjithësi, çfarë mendojnë për çmimet e gjobave të trafikut në Kosovë, qytetarët e anketuar u përgjigjën si në vijim:
Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1200 persona anembanë Kosovës.
Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS).
Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android). /Telegrafi/