Site icon Telegrafi

Sondazh: 53 për qind e republikanëve mendojnë se Trump është më i mirë se Abraham Lincoln

Në një sondazh, 53 për qind e republikanëve besojnë se Donald Trump është një president më i mirë se Abraham Lincoln.

‘The Economist’ dhe ‘YouGov’ publikuan rezultatet e sondazhit të fundit për politikën amerikane këtë javë.

Një sondazh vlerësoi favorizimin e Trump kundrejt Lincoln, i cili ishte presidenti amerikan midis 1861 dhe 1865 dhe që drejtoi Amerikën përmes Luftës Civile dhe shfuqizoi skllavërinë, transmeton Telegrafi.

Të pyetur “Cili president republikan ishte më i mirë”?, 53 për qind e republikanëve thanë Trump.

Përveq republikanëve, Lincoln ishte presidenti i zgjedhur në të gjitha matjet e mundshme të votimit – të preferuara nga burrat dhe gratë, të gjitha grupmoshat dhe racat, si dhe bazuar në rajonin e regjistrimit dhe të ardhurat shtëpiake.

Rezultatet e sondazhit hutuan përdoruesit e mediave sociale të premten në mbrëmje, disa prej tyre duke reaguar edhe nëpër rrjetet sociale.

Aktori Billy Baldwin tha:”53% e republikanëve me sa duket nuk e dinë as kush ishte Abraham Lincoln …”

 

Anketimi i mëtutjeshëm gjithashtu zbuloi se republikanët preferuan Trumpin përpara George W. Bush, George HW Bush, Gerald Ford, Richard Nixon dhe Dwight Eisenhower, por jo edhe para Ronald Reagan.

Po ashtu, 71 për qind e republikanëve thanë se ata preferuan Trumpin para George W. Bush dhe babain e tij George HW Bush, 82 për qind preferuan Trumpin para Fordit, 86 për qind preferuan atë para Nixon, dhe 65 për qind preferuan atë para Eisenhower. /Telegrafi/

Exit mobile version