Telegrafi

Son zbeh super golin e Lacazettes në derbin Tottenham – Arsenal, gabim trashanik nga Luiz

Arsenali kaloi fillimisht në epërsi në udhëtim te Tottenham Hotspuri në sfidën që po zhvillohet në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier, mirëpo vendasit i barazuan shumë shpejtë shifrat në 1-1.

The Gunners e filluan mjaftë mirë takimin në stadiumin e Spurs duke rrezikuar nga minuta e parë.

Por, Ishte Alxander Lacazette që shënoi në minutën e 16-të, derisa Granit Xhaka bllokoi topin e kundërshtarit për të kaluar më pas në këmbët e francezit.

Një gabim fatal i bërë në mbrojtje nga David Luiz, Heung-Min Son (19’), përfitoi nga kjo gjë dhe i barazoi shifrat në 1-1. /Telegrafi/