Site icon Telegrafi

Son turpëron lojtarin kilian i cili para ndeshjes bëri një gjest racist

Miqësorja mes Koresë së Jugut dhe Kilit përfundoi pa gola, por vazhdon të jetë temë në media.

Së pari për gjestin e lojtarit të Kilit, Diego Valdes, i cili gjatë fotografisë me një tifoz korean ka bërë një gjest që cilësohet racist.

Por, pasi e gjitha kjo është bërë temë në media lojtari ka kërkuar falje duke thënë se ishte diçka e paqëllimshme.

“Në lidhje me fotografinë që është publikuar në rrjete sociale, nuk ishte kurrë qëllimi im të ofendoj dhe ofroj kërkim faljen time të gjithë atyre që mund të jenë të ofenduar”, ka shkruan Valdes në rrjetet sociale.

Por, në një mënyrë gjithë kësaj i është përgjigjur në fushë ylli i Koresë së Jugut, Son Heung-Mi.

Lexo po ashtu Koreja e Jugut i fiton Lojërat Aziatike, Heung-Min Son i shpëton shërbimit ushtarak

Ai gjatë një momenti të ndeshjes e dribloi Valdesin në mënyrë mjeshtërore duke ia futur topin në mes të këmbëve.

Ky moment është duke u shpërndarë shumë nga tifozët në rrjetet sociale, të cilët po e cilësojnë si hakmarrje për gjestin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_fNSpzxvn2c

Exit mobile version