Telegrafi

Son: Kane, lojtari më i mirë në botë

Harry Kane - Heung-Min Son (Getty Images)

Harry Kane është përshkruar si lojtari më i mirë në botë nga shoku i tij i skuadrës së Tottenham Hotspur, Son Heung-Min.

Kane ka shënuar 24 gola në Ligën Premier këtë sezon, por forma e pabesueshme e Mohamed Salah të Liverpoolit dhe lëndimi i anglezit duket se do t’ia mohojnë sulmuesit zgjedhje e tretë radhazi si golashënuesi i ligës.

Menaxher i Spurs, Mauricio Pochettino e ka përshkruar rregullisht sulmuesin anglez si një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror.

Lexo po ashtu Lineker: Messi, Neymar dhe Kane janë më të mirë se Ronaldo

Por, bashkëlojtari i tij, Son, i cili shënoi dy herë në ndeshjen e fundit të Tottenhamit – në fitoren në Bournemouth – e rendit kolegun e tij edhe më  lartë, duke e cilësuar si më të mirin në botë.

Kane dhe Son duke festuar një gol së bashku (Getty Images)

“Harry Kane është, natyrisht, një lojtar shumë i rëndësishëm për Anglinë, sepse ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Son për Sky Sports.

“Ky është futbolli, kështu që nganjëherë merrni lëndime, por si Tottenham kemi nevojë të luajmë pa Harryn. Është shumë trishtuese, por lojtarët e tjerë duhet të jenë të gatshëm”.

Lexo po ashtu Ferdinand: Kane, shumë herë më i mirë se Lukaku

“Nuk jam si Harry, po përpiqem të praktikoj çdo ditë, por është një mundësi e mirë për të bërë diçka të ndodhë”.

“Unë kam provuar shumë gjëra ndërsa në Tottenham për dy vjet e gjysmë jam gëzuar shumë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse ata punojnë shumë dhe kjo është ajo që unë dua”, përfundoi korean-jugori. /Telegrafi/