DJ Martin Solveig i ka kërkuar falje fitueses së Topit të Artë për femra, Ada Hegerberg, të cilën e pyeti nëse din të bëjë ‘twerk’.
Me këtë rast, futbollistja norvegjeze i tha ‘jo’, ndërsa muzikanti francez ka thënë se ajo e kishte kuptuar se ishte shaka.
Absolute trash: French DJ Martin Solveig asks Ada Hegerberg to twerk after receiving the first women's Ballon d'Or award. (Love her response, though.) This is the crap female athletes deal with on a daily basis around the world.pic.twitter.com/y2TLe3v4u9
— Subscribe to GrantWahl.com (@GrantWahl) December 3, 2018
“Nuk e ka konsideruar si ngacmim seksual”, ka thënë 42-vjeçari për BBC Sport.
Solveig ka lëshuar muzikë gjatë ceremonisë dhe njëherësh vallëzoi me Hegerbergun nën ritmet e muzikës së Frank Sinatras.
Gjatë kohës kur Ada po e merrte çmimin, DJ e pyeti: “A din të bësh ‘twerk’?”. Ajo iu përgjigj: “Jo”.
https://twitter.com/d_greenleaf82/status/1069847399005372416
Në ndërkohë, në fjalimin e saj, futbollistja kishte mbajtur një fjalim për frymëzimin e vajzave që të besojnë në vete, prandaj u duk e pakënaqur me pyetjen dhe kjo gjë nxiti reagime në rrjetet sociale.
‘Twerking’ është një vallëzim seksual provokues që u bë i popullarizuar nga këngëtarja Miley Cyrus.
Solveig e ka postuar kërkimfaljen e tij në Instagram duke sqaruar se e gjitha ishte pjesë e shakasë dhe nuk kishte ndonjë qëllim ofendimi apo ngacmimi.
23-vjeçarja që luan për Lyonin, është shpallur fituesja e parë e Topit të Artë, çmim që për herë të parë në histori iu nda një femre.
https://twitter.com/CapitalMANNews/status/1069865053225127937
Nga ana tjetër, mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, e fitoi çmimin prestigjioz për meshkuj duke i dhënë fund dominimit dhjetëvjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/