Site icon Telegrafi

Solucioni i fuqishëm bën mrekulli: Bimët e dhomës dhe të kopshtit lulëzojnë me vrull pas aplikimit të tij

Meqenëse tharmi i freskët i bukës është një burim i shkëlqyer i vitaminës B, përdorni atë për të bërë një përgatitje për ujitje të luleve

Për mirëmbajtjen e kopshtit dhe luleve në vazo, shpesh është e nevojshme të ndahet shumë kohë, por edhe shpenzime parash për përgatitje të veçanta që do të nxisin rritjen e bimëve dhe do t’i mbrojnë ato nga dëmtuesit.

Megjithatë, ajo që pak amvise dinë është se vitamina B gjendet në shumicën e preparateve për kujdesin e luleve të dhomës dhe të kopshtit.

Meqenëse majaja e freskët e bukës është një burim i shkëlqyer i vitaminës B, përdoreni atë për të bërë një përgatitje për ujitje të luleve, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 10 g maja të freskët
▪ një lugë çaji sheqer
▪ një litër ujë të vakët

Lexo po ashtu Truku i kopshtarëve me përvojë: Rikuperoni bimët dhe mbroni ato nga dëmtuesit me ndihmën e uthullës!

Përgatitja:

Majanë e tretim në ujë, më pas shtojmë sheqerin dhe e përziejmë mirë. Lëreni lëngun të qëndrojë për të paktën 2 orë, më pas hidheni në një shishe me spërkatës dhe ujisni bimët tuaja të brendshme dhe të jashtme.

Përdoreni këtë tretësirë për ujitje një herë në dhjetë ditë gjatë pranverës dhe verës, ose dy herë në muaj gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Gjethet do të bëhen më të gjelbra, dhe lulet më të harlisura dhe të pasura.

Një efekt të ngjashëm jep edhe lëngu në të cilin është lënë lëvorja e bananes gjatë natës. /Telegrafi/

Exit mobile version