Telegrafi

Soltes: Këshilli i Bashkimit Evropian të ndjekë shembullin e Parlamentit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, e ka uruar Kosovën pas vendimit në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave.

Soltes në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se shpreson që edhe Këshilli i Bashkimit Evropian  do të ndjekë shembullin e njëjtë.

“Urime qytetarëve të Kosovë. Tani jemi një hap më afër liberalizimit të vizave. Shpresoj që edhe Këshilli i Bashkimit Evropian do të ndjekë shembullin e njëjtë, qytetarët e Kosovës meritojnë mundësitë e njëjta”, ka shkruar Soltes në Twitter.