Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, e ka uruar Kosovën pas vendimit në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave.
Soltes në një postim në rrjetin social Twitter ka thënë se shpreson që edhe Këshilli i Bashkimit Evropian do të ndjekë shembullin e njëjtë.
“Urime qytetarëve të Kosovë. Tani jemi një hap më afër liberalizimit të vizave. Shpresoj që edhe Këshilli i Bashkimit Evropian do të ndjekë shembullin e njëjtë, qytetarët e Kosovës meritojnë mundësitë e njëjta”, ka shkruar Soltes në Twitter.
Congratulations @tfajon and #Kosovo citizens. We are one step closer to #visafree regime.
I hope the @EUCouncil will follow our example, Kosovo citizens deserve same opportunities. @KSEmbBxls @GLPSKosovo @EUKosovo @Dhuratas pic.twitter.com/Dwc2GPmyk1— Igor Šoltes (@isoltesEP) September 13, 2018