Telegrafi

Solskjaer thuhet se ka kërkuar nga bordi i Unitedit transferimin e Gareth Bale

Gareth Bale thuhet se vazhdon të jetë shënjestër e Manchester United edhe pse e transferuan Bruno Fernandesin.

Djajtë e Kuq e kompletuan transferimin e mesfushorit portugez nga Sporting Lisbona, por tani e duan edhe yllin uellsian.

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që të tentojnë transferimin e Bale nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Gareth Bale (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

El Chiriguito TV raporton se lëndimi i Marcus Rashford ka bërë që trajneri norvegjez ta kërkon transferimin e uellsianit që po ashtu është i palumtur me minutazhën e tij.

Lexo po ashtu Bale tejkalon brazilianin Ronaldo në listën e golashënuesve të Real Madridit

Unitedi mund t’i paguajë 60 milionë euro për transferimin e Bale, derisa Real Madridi i kishte paguar Tottenham Hotspurit 94 milionë euro në vitin 2013.

30-vjeçari ka kohë që po e kërkon largimin nga Santiago Bernabeu, mirëpo deri më tani asnjë skuadër evropiane nuk ka tentuar në transferimin e tij. /Telegrafi/