Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnard Solskajer ka folur fjalë të mëdha për mesfushorin francez, Paul Pogba.
Pogba ishte afër largimit nga Djajtë e Kuq pas raporteve të krisura me trajnerin Jose Mourinho.
Megjithatë, me ardhjen e Solskajer, Pogba ka rikthyer formën duke shënuar gola dhe asistime, kështu që norvegjezi po e cilëson si lider dhe po e konsideron si kapiten.
“Definitivisht, [unë do ta konsideroj atë si kapiten], sepse e njoh djaloshin më parë dhe ai është një lider”, ka thënë fillimisht Solskjaer.
“Ai është një karakter i fortë, ndikon tek njerëzit dhe ju keni parë videot nga Franca, ai interesohet dhe ai vërtet dëshiron të jetë i suksesshëm”.
“Ai e di se nuk mund ta bëjë vetë, është një lojë në grup dhe ai është një karakter që sjell shumë gjëra të mira kur ai bën atë që di më mirë”.
“Ju shikoni personalitetin e tij. Ai e do futbollin”.
“Kur bashkon paraqitjet e mira me udhëheqjen dhe fitimin e Kupës së Botës, e sheh që ai për mua është kapiteni”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/