Telegrafi

Solskjaer pëlqen Witselin e Dortmundit  

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Axel Witsel, ka përfunduar në radarin e Manchester Unitedit.

Witsel është kthyer përsëri në listën e dëshirave të Djajve të Kuq pavarësisht largimit të Jose Mourinhos.

Mourinho e kishte shikuar disa herë belgu për ndonjë transferim këtë sezon dhe ai kishte qenë duke planifikuar një veprim në janar.

Lexo po ashtu Witsel: Transferimi te Dortmundi vendimi më i mirë i karrierës

Sidoqoftë, Witsel tani thuhet se ka mbetur ende në listën e drejtuesve të Unitedit edhe me ardhjen e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer e pëlqen idenë e transferimit të belgut si një opsion tjetër në mesfushë me skautët e klubit e kanë përshkruar atë si një objektiv kyç.

Witsel ishte në radar edhe në afatin kalimtar të verës përpara se Unitedi të shpenzonte 52 milionë funte në brazilianin Fred.

Lexo po ashtu Martinez: Transferimi i Witsel te Dortmundi është më i miri në botë për këtë sezon

Ish-mesfushori i Zenit St Petersburg ka luajtur një rol kyç në skuadrën e Dortmundit, të cilët kryesojnë Bundesligën.

Transferimi i Witselit do t’i kushtonte Unitedit rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/