Telegrafi

Solskjaer: Mourinho është menaxher fantastik, shpejt do t’i kthehet punës

Ole Gunnar Solskjaer ka thurë elozhe për ish-trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Trajneri portugez u  shkarkuar nga drejtuesit e Unitedit para një muaji dhe në vend të tij erdhi norvegjezi Solskjaer si trajner i përkohshëm.

Solskjaer ka arritur të kthej skuadrën në binar duke fituar gjashtë ndeshje radhazi nga po kaq lojë të zhvilluara.

Lexo po ashtu Jose Mourinho gjen punë si analist sportiv i "beIN Sports"

Rezultatet e tij kanë bërë që Mourinho të kritikohet për rezultatet e tij me Unitedin, por kështu nuk mendon edhe Solskjaer.

Ish-sulmuesi i Djajve mendon se Mourinho do t’i kthehet shpejt menaxhimit të skuadrave pasi është trajner fantastik.

Kur u pyet për komentet rreth kthimit të portugezit në menaxhim, Solskjaer u tha gazetarëve: “Po, përse nuk duhet të kthehet?”.

Lexo po ashtu Futbollistët e Unitedit e duan Solskjaerin si trajner të përhershëm

“Ai është një menaxher fantastik dhe, me rezultatet që ka pasur, nuk mendoj se do të luftojë për të gjetur punë një punë të mirë”, ka thënë norvegjezi.

Ndryshe, së fundmi edhe futbollistët e Unitedit kanë kërkuar që Solskjaer të vazhdojë punën me skuadrën dhe të bëhet trajner i përhershëm. /Telegrafi/