Telegrafi

Solskjaer: Maguire në dyshim për derbin ndaj Cityt

Harry Maguire - Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë që Harry Maguire mund të humbasë ndeshjen e së dielës në Ligën Premier kundër rivalit lokal Manchester Cityt për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Mbrojtësi anglez, i cili ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat që nga bashkimi nga Leicester City verën e kaluar, u la jashtë fushës për përballjen e së enjtes në Kupën FA kundër Derby County.

E gjithë kjo ka ardhur pasi Maguire ka pësuar një dëmtim në stërvitjet e tij ditore me Unitedin.

Lexo po ashtu Tifozët e Manchester Unitedit zgjedhin transferimet më të mira që nga largimi i Sir Alex Fergusonit - Nga Mata tek Pogba e Falcao

Solskjaer konfirmoi se ai është në dyshim për takimin derbi me rivalët e tyre të Cityt, takim që zhvillohet në Old Trafford në fundjavë.

“Kam pasur disa fjalë me të para se të stërvitemi dje për të thënë se nuk do të pushoj atë”, ka thënë fillimisht Solskjaer për MUTV.

“Por, më pas ai e mbështolli kyçin e këmbës në stërvitje, kështu që ai duhej të qëndronte në shtëpi”.

“Shpresoj se do të jetë në rregull për fundjavë, por nuk jam i sigurt”, përfundoi trajneri i Untedit. /Telegrafi/