Site icon Telegrafi

Solskjaer konfirmon rikthimin e Martialit përballë Arsenalit

Nuk kanë fund lajmet e mira për Manchester Unitedin.

Gjiganti anglez pasi ka eliminuar nga Liga e Kampionëve ndër ekipet favorite për ta fituar këtë trofe Paris Saint Germainin, tani mendojnë për kampionatin anglez.

Të dielën Djajtë e Kuq do ta luajnë derbin e javës në Ligën Premier, ku do të jenë mysafir të Arsenalit.

Për këtë takim trajneri Ole Gunnar Solskjaer do ta ketë në dispozicion edhe sulmuesin francez Anthony Martial.

Lexo po ashtu Manchester United

“Martial do të jetë në dispozicion për të dielën kundër Arsenalit, por shpresojmë edhe në rikthimin e Matic dhe Herrera”, u shpreh trajneri norvegjez.

Tutje Solskjaer është kthyer të flasë edhe për takimin me Paris Saint Germain, ku skuadra e tij mori fitore 1-3.

Norvegjezi ka thënë se kanë luajtur në sulm me dy lojtarë të jashtëzakonshëm si Lukaku dhe Rashford.

Ole Gunnar Solskjaer dhe Marcus Rashford . (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Kundër PSG-së, luajtëm me dy lojtarë të nivelit të lartë në sulm. Lukaku dhe Rashford formojnë një dyshe fantastike në sulm”, u shpreh Solskjaer.

United aktualisht zë pozitën e katërt në tabelë në kampionatin anglez dhe për synim ka ta mbajë këtë pozitë. /Telegrafi/

Exit mobile version