Site icon Telegrafi

Solskjaer kërkon shitjen e Pogbas

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i etur për të parë Paul Pogba të shitur nga klubi këtë verë.

Sipas mediumit britanik The Daily Star, Solskjaer është e përgatitur për të lënë të lirë Pogban dhe i ka thënë drejtuesve ta shesin yllin e palumtur për ofertuesin më të lartë.

Kjo kërkesë e trajnerit norvegjez hap rrugën për shitjen e Pogbas dhe për të siguruar një ‘infuzion’ të mirë financiar prej 140 milionë funtesh.

Lexo po ashtu Juve përgatit ofertë deri në 140 milionë euro për të shmangur interesimin e Realit për Pogban

Klubi italian, Juventusi është i interesuar ta rikthej lojtarin këtë verë, ndërsa edhe Real Madridi pëlqen fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Pogba thuhet se favorizon një kthim te Juve – vetëm tre vjet që kur i la ata për ri-bashkimin me Unitedin në një marrëveshje prej 90 milionë funtesh.

Solskjaer dhe Pogba (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Solskjaer është i etur ta shes Pogban për të mbledhur fonde për nënshkrimet e reja pasi u tha se ai ka vetëm 100 milionë funte për të shpenzuar para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Ai është nën presion për të rishikuar skuadrën e tij, por nënkryetari ekzekutiv Ed Ëoodëard nuk është i gatshëm të investojë më shumë nënshkrime. /Telegrafi/

Exit mobile version