Ole Gunnar Solskjaer është shprehur i kënaqur pas kualifikimit të Manchester Unitedit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Djajtë e Kuq siguruan pjesëmarrjen në fazën tjetër pas fitores ndaj FC Copenhagen me golin e shënuar nga Bruno Fernandes nga penalltia gjatë vazhdimeve.
“Jam i gëzuar që vazhduam tutje. Mendoj se e merituam fitoren. Ka mundur të ishte një mbrëmje që do të përfundonte me ekzekutim të penalltive. Ata na i vështirësuan gjërat”, ka deklaruar trajneri.
Kundërshtar i Unitedit në gjysmëfinale do të jetë fituesi i përballjes ndërmjet Wolverhampton Wanderers dhe Sevillas.
“Dimë gjithçka për Wolverhamptonin. Kam zhvilluar një ndeshje kundër Sevillas me Molden, prandaj kam diçka për t’u rikthyer kundër tyre”, ka shtuar Solskjaer. /Telegrafi/