Romelu Lukaku pati një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin te Manchester United, Paul Pogba.
“The Sun” shkruan sot se i gjithë problemi u shkaktua kur francezi i mohoi belgut një “hat-trick” duke i marrë topin dhe më pas e humbi penaltinë të shtunën kundër Southamptonit.
Lukaku i kujtoi më pas Pogbas se e kishte mbështetur kur ishte në konflikt me ish-trajnerin, Jose Mourinho.
Madje, trajneri Ole Gunnar Solksjaer është dashur të intervenon për t’i qetësuar palët për të evituar një përplasje fizike.
“Ishte një bisedë krejt e ashpër dhe Romelu nuk ishte i lumtur për atë që kishte bërë Pogba”, tha një burim për mediat angleze.
“Ai shpejtë ia kujtoj Paulit se e kishte ndihmuar atë kur gjatë mosmarrëveshjeve me Mourinhon. Ole duhej ta qetësonte situatën”, pohoi burimi.
Ndryshe, United zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Ligës Premier me 58 pikë, një më shumë se Arsenali dhe dy më shumë se Chelsea. /Telegrafi/