Telegrafi

Solskjaer: Juventusi është favorit i Ligës së Kampionëve, sidomos tani me Ronaldon

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer beson se Juvensui është favorit i pashmangshëm i Ligën së Kampionëve pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos.

Djajtë e Kuq përballen me Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve nesër (e martë) në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Old Trafford.

Për këtë ndeshje ka folur ish-futbollisti i njohur Solskjaer, i cili ka folur për Ronaldon dhe Juventusin.

Lexo po ashtu Mourinho: Juventusi njëri nga ekipet më të mëdha në botë, Ronaldo nga më të mirët e gjitha kohërave

“Kur arriti në Angli ai [Ronaldo] ishte vetëm një fëmijë, por ai na tha se do të ishte më i miri në botë”, kujton fillimisht Solskjaer për La Repubblica.

Ronaldo dhe Solskjaer ishin bashkëlojtarë te Unitedi (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Menduam se ishte i çmendur, por ishte e vërtetë ajo që tha”.

“Unë kurrë nuk kam takuar një profesionist si ai”.

Lexo po ashtu Ronaldo: Ndeshje e vështirë ndaj Unitedit, rikthim i veçantë në Old Trafford

“Sir Alex [Ferguson] e donte shumë atë”.

“A janë Juventusi favoritë të Ligës së Kampionëve? Është e pashmangshme, sidomos me Cristianon në zonën e penalltisë”, përfundoi legjenda norvegjeze. /Telegrafi/