Ish-sulmuesi i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer beson se Juvensui është favorit i pashmangshëm i Ligën së Kampionëve pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos.
Djajtë e Kuq përballen me Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve nesër (e martë) në ndeshjen e cila do të zhvillohet në Old Trafford.
Për këtë ndeshje ka folur ish-futbollisti i njohur Solskjaer, i cili ka folur për Ronaldon dhe Juventusin.
“Kur arriti në Angli ai [Ronaldo] ishte vetëm një fëmijë, por ai na tha se do të ishte më i miri në botë”, kujton fillimisht Solskjaer për La Repubblica.
“Menduam se ishte i çmendur, por ishte e vërtetë ajo që tha”.
“Unë kurrë nuk kam takuar një profesionist si ai”.
“Sir Alex [Ferguson] e donte shumë atë”.
“A janë Juventusi favoritë të Ligës së Kampionëve? Është e pashmangshme, sidomos me Cristianon në zonën e penalltisë”, përfundoi legjenda norvegjeze. /Telegrafi/