Telegrafi

Solskjaer: Haaland e di çfarë duhet të bëjë

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Erling Haaland e di se çfarë duhet të bëjë.

Manchester United është shumë i i interesuar transferimin e anëtarit të Red Bull Salzburgut, por trajneri norvegjez është treguar shumë i kujdesshëm.

Solskjaer ka deklaruar se ai nuk mund t’i tregojë Haalandit se çfarë duhet të bëjë, pasi ai e di më së miri.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Stu Forster/GettyImages/Guliver)

“Nuk i komentoj spekulimet e mediave dhe nuk dua të bëhem pjesë e tyre”, ka thënë ai.

” Haaland e di çfarë duhet të bëjë dhe e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen”.

Lexo po ashtu United fiton garën për Haaland, zyrtarizimi çështje ditësh

“Unë nuk mund t’u jap këshilla lojtarëve të skuadrave të tjera, andaj nuk mund të them më shumë për këtë gjë”, ka shtuar më tej Solskjaer.

Haaland mund të transferohet te Unitedi në afatin kalimtar të janarit për një shumë rreth 65 milionë euro. /Telegrafi/