Ole Gunnar Solskjaer është tallur me një rikthim të Zlatan Ibrahimovicit te Manchester United, duke thënë se ai do t’i zhvillojë bisedimet me sulmuesin legjendar.
Në fillim të kësaj jave, 37-vjeçari ka thënë se ai është i gatshëm që të rikthehet në Old Trafford nëse Djajtë e kuq kanë nevojë për të.
Sulmuesi suedez do të jetë lojtar i lirë në muajin nëntor, pasi kontrata me La Galaxy i skadon atëherë dhe ka bërë të ditur se ende mund të luajë në nivele të larta.
“Zlatan te United? Po, nëse do të ishte 28 dhe jo 38-vjeçar në muajin tjetër, është një diferencë madhe”, ka thënë Solskjaer.
“Por, ai kishte një kohë të mirë këtu dhe po vazhdon të bëjë gjëra të mira në Amerikë. Ai ishte shumë i pafat kur ishte këtu, pasi u lëndua”.
“Ai e di numrin tim. Nëse e ka seriozisht, atëherë do të bisedoj me të, pse jo”, ka shtuar më tej trajneri i Manchester United.
Ibrahimovic po ashtu ka zgjuar interesimin e Manchester Cityt, pasi Pep Guardiola befasisht ka thënë se ata kanë nevojë për një sulmues me eksperiencë që ta fitojë Ligën e kampionëve. /Telegrafi/