Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer do të kishte qenë i lumtur ta shihte të shitur Paul Pogban këtë verë.
Francezi nuk e fshehu dëshirën e tij për të lënë Unitedin në fillim të kësaj vere, duke pranuar se po kërkonte një sfidë të re.
Por, 26-vjeçari do të qëndrojë me Unitedin deri në janar të paktën pasi Real Madridi nuk arriti të bëjë materializojë transferimin e francezit.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, përkundër se Solskjaer thoshte se ai dëshironte që Pogba të qëndronte, ai ishte i hapur për të shitur francezin.
Trajneri norvegjez ishte në favor të shitjes së francezit në fillim të verës.
Solskjaer gjithashtu kërkoi që fondet e sjella nga marrëveshja duhej të ri-investoheshin në skuadër.
Me paratë e Pogbas, Solskajer mendonte investimin tek Christian Eriksen dhe Bruno Fernandes, por ishte e qartë kur filloi para-sezoni se Pogba nuk ka gjasa të largohet. /Telegrafi/