Telegrafi

Solskjaer beson se Pogba do të mbetet te Unitedi

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë në skudër yllin francez, Paul Pogba.

Shpresat e Juventusit për të blerë përsëri Pogban duken të vdekura pasi Unitedi dhe mesfushori duket se janë gati për të zgjatur marrëdhënien e tyre.

Juve ishte afër një marrëveshje për rikthimin e Pogbas para pandemisë së coronavirusit, por Solskjaer njoftoi sot (e enjte) në mëngjes se ishte i sigurt se francezi do të nënshkruaj një kontratë të re së shpejti.

Lexo po ashtu Njihen si miq të mirë, Januzaj zbulon të ardhmen e Pogbas

“Sigurisht që ne duam të mbajmë lojtarët më të mirë në klub dhe shpresojmë se mund të bëjmë diçka”, ka thënë fillimisht Solskjaer në konferencë për shtyp.

“Ne duam të krijojmë një skuadër për të ardhmen. Ne kemi siguruar lojtar të rinj në fillim dhe më vonë disa tjerë me përvojë të madhe. Por, ne gjithashtu kemi nevojë për lojtarë mesatar”.

“Meqenëse Paul Pogba u kthye, ai po bën mirë e më mirë. Ai është duke shijuar futbollin e tij, kështu që le të shohim se ku do të na dërgoj”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/