Site icon Telegrafi

Solskjaer bëhet trajner i ri i Rashicës dhe Muçit

Ole Gunnar Solskjaer ka kompletuar kalimin e tij te Besiktasi duke u emëruar trajner i ri i klubit turk.

Trajneri holandez, Giovanni Van Bronckhorst është shkarkuar nga Besiktasi pas vetëm pesë muajsh në krye të gjigantit turk duke lënë për gati dy muaj vendin e lirë.

Megjithatë, kjo situatë nuk ka shkuar në pafundësi pasi Besiktasi ka reaguar duke arritur marrëveshje me trajnerin e ri, Solskjaer.

Solskjaer ka arritur tashmë në Stamboll dhe në Aeroportin Ataturk u prit nga drejtuesit Hakan Daltaban dhe Kaan Kasaci, si dhe antarja e bordit Merve Oztopaloglu.

Me të arritur në Stamboll, Solskjaer dha një intervistë të shkurtër për shtypin duke treguar se mezi pret t’ia fillojë punës.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Është e mrekullueshme të kesh kaq shumë njerëz këtu për këtë klub të madh. Kemi pasur takimet e para. Mezi pres të filloj punën time. Është fantastike të jesh në këtë qytet të mrekullueshëm”, deklaroi norvegjezi.

Ish-trajneri i Manchester United thuhet se ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026, teksa aty do të takojë edhe dy futbollistët shqiptar, Milot Rashica dhe Ernest Muçi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version