Telegrafi

Solskajer konfirmon Maguiren kapiten të ri të Unitedit

Harry Maguire dhe Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Harry Maguire do të jetë kapiteni i ri i klubit nga Old Trafford.

Solskajer ka dalë sot (e premte) në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Liverpoolit, ku ka folur për një mori sendesh.

Trajneri i Unitedit ka folur edhe rreth shiritit të kapitenit, ku ka konfirmuar se ai do t’i dorëzohet mbrojtësit anglez, Maguire.

Lexo po ashtu Transferimet më të shtrenjta në histori të Ligës Premier - nga Morata deri te Pogba

Maguire do të zëvendësojë Ashley Young në këtë rol pavarësisht se u bashkua vetëm gjashtë muaj më parë në një lëvizje rekord prej 80 milionë funtesh nga Leicester City.

Young ishte emëruar kapiten i Unitedit në fillimin e sezonit, por pritet të largohet zyrtarisht nga klubi për t’u bashkuar me Interin këtë muaj.

34-vjeçari tashmë ka pranuar të bashkohet me skuadrën e Serie A në një masë prej 1.5 milion eurosh dhe është vendosur t’i mbaj sot teste mjekësore.

Me Young shpesh jashtë skuadrës, Maguire disa herë ka ndarë përgjegjësinë me të këtë sezon dhe tani do të marrë përsipër detyrën në mënyrë të përhershme.

Lexo po ashtu Ndeshja e parë e Maguires si kapiten bëhet virale, anglezi u 'zhduk' gjatë hedhjes së monedhës para takimit

Solskjaer ka lavdëruar disa herë aftësitë prej lideri të Maguire dhe më parë ka thënë se ai ka ‘material kapiteni’.

Maguire do të mbaj shiritin për herë të parë si kapiten i përhershëm i Unitedit kundër rivalëve të urryer, Liverpoolit, të dielën. /Telegrafi/