Gjilani ia doli të triumfonte fare në fund ndaj Ferizajt në ndeshjen e parë të këtij edicioni, pasi fituan 3-2 në BKT Superligën e Kosovës.
Golin e parë e shënuan vendasit, pasi Mevlan Zeka shënoi në minutën e 33-të për 1-0.
Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Ramush Ramadanit (45’).
Pjesa e dytë nisi më mirë për Ferizajn, pasi ia doli t’i përmbyste shifrat.
Ishte minuta e 49-të e takimit, kur Astrit Fazliu ia kaloi ferizajasit në epërsi.
Deri në fund, Gjilani nuk u dorëzua dhe fillimisht i barazoi shifrat me anë të Teo Solomon, që realizoi për 2-2 në minutën e 83-të.
Për të rikthyer epërsinë u përkujdes sërish Solomon, që realizoi në minutën e 90-të për 3-2, duke ia dhuruar skuadrës së tij tre pikë. /Telegrafi/