Telegrafi

Solidarizohen artistët shqiptarë, mbështesin dy ekipet shqiptare (Foto)

Sonte (e hënë) do të mbahen dy ndeshjet e shumëpritura të dy shteteve: Kosovës dhe Shqipërisë. Siç e dimë të gjithë Kosova do të debutojë për herë të parë, duke luajtur kundër Finlandës, e ndërsa Shqipëria do të luajë kundër Maqedonisë, në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2018, që do të mbahet në Rusi.

Sigurisht që futbolli ka influencën e tij edhe tek figurat e njohura publike, veçanërisht tek artistët, të cilët janë shumë socialë.

Shumë prej tyre kanë zgjedhur rrjetet sociale për të publikuar fotografi, ku shihen imazhe me dy flamujt shqiptarë: atë të Kosovës dhe Shqipërisë, duke dhënë mbështetje kështu për të dy ekipet shqiptare.

Në vazhdim Telegrafi ju sjell disa prej postimeve të tyre më të fundit, ku shprehin mbështetjen e tyre për ndeshjet e sotme.