Telegrafi

Şölendil: Populli turk e pengoi grusht shtetin i cili mund të kishte pasoja katastrofale

Ömür Şölendil, Ambasador i Turqisë në Shkup, në një intervistë për MIA, ka reaguar për tentativën e 15 korrikut për grusht shtet të organizuar nga organizata terroriste e Fetullah Gylen (FETÖ) dhe se populli turk ishte faktori vendimtar që pengoi tentativën për grusht-shtet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Para se gjithash, kombi turk e pengoi grusht-shtetin. Populli tregoi solidaritet historik dhe doli në rrugë ku ishin të vendosur dhe të fortë kundër grusht-shtetit. Pavarësisht nga qëndrimet e tyre politike, qytetarët guximshëm ndaluan para tankeve dhe i mbrojtën të drejtat e tyre demokratike. Kemi dëshmi të forta, përkrahje me deklarata nga autorët, se tentativa për Puç ishte e përgatitur nga organizata terroriste e Fetulla Gylen (FETO). Ishte e qartë se grupet e lidhura me FETO të cilët veprojnë në Turqi kishin për qëllim ta përmbysin Kryetarin e zgjedhur dhe Qeverinë, me qëllim për ta imponuar agjendën e tyre te populli turk. Të gjithë e kanë të qartë se rezultate të tilla do të sillnin pasoja katastrofale jo vetëm për Turqinë, por për të gjithë rajonin’, tha ambasadori Şölendil.

Ambasadori poashtu ka falenderuar qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë për mbështetjen e fortë kundër grusht-shtetit në Turqi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Tubim në Shkup në mbështetje të Erdoganit (Foto)