Santiago Solari ka folur pas ndeshjes ku Real Madridi pësoi humbje nga Ajaxi 4-1 në shtëpi për tu eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Trajneri argjentinas, i cili erdhi pas shkarkimit të Julen Lopetegui ka pësuar katër humbje radhazi në shtëpi.
Kjo është më se e mjaftueshme që gazetarët ta pyesnin pas ndeshjes se a do të largohesh nga posti i trajnerit.
“Unë nuk erdha këtu që të heq dorë”, ka thënë ai në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
Ai i komentoi edhe deklarata e Dani Carvajal që tha se ky sezon ishte një dështim për klubin.
“Carvajal ka shumë karakter, ai po fliste se ishte i nxehur në atë moment pas daljes nga fusha”.
“Sezoni vazhdon, ne kemi ende La Ligan”.
“Sezoni është i vështirë, por ne jemi këtu për të treguar zemrën dhe karakterin tonë në momente të vështira”.
“Momentet e lehta janë të lehta për të gjithë, por në momente të vështira duhet të tregoni trimëri”, ka deklaruar Solari. /Telegrafi/