Telegrafi

Solari: Marcelo është 100 për qind i Real Madridit

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari ka paralajmëruar Juventusin se Marcelo është ‘100 për qind madridista’.

Ka disa ditë që është raportuar se Marcelo është i pakënaqur dhe mund të largohet në verë nga Santiago Bernabeu.

Mediat kanë thënë se mbrojtësi brazilian mund të ri-bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo te Juventusi.

Lexo po ashtu Ronaldo shpreson ta joshë Marcelon për t'u transferuar te Juventusi

Megjithatë, diçka të tillë ka mohuar trajneri argjentinas i Real Madridit, Solari.

Solari dhe Marcelo nuk kanë raporte të mira mes vete (Foto: AS)

Solari e ka bërë të qartë se braziliani është i domosdoshëm për Los Blancos dhe ai do të mbetet te Real Madridi.

“Marcelo është kapiteni ynë i dytë, 100 për qind ‘madridista’ dhe ne kërkojmë versionin më të mirë të gjithëve”, ka thënë Solari pas barazimit 1-1 me Barcelonën në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Lexo po ashtu Juventusi ofron 45 milionë per Marcelon?

Pavarësisht nga deklaratat e trajnerit, 30-vjeçari ishte në bankë në tre nga katër ndeshjet e fundit të Real Madridit dhe u kritikua për performancën e tij kundër Barçës.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për të ardhmen e yllit brazilian. /Telegrafi/