Telegrafi

Solari: Eibari ishte më i mirë se ne

Foto: Marca

Santiago Solari e ka pranuar se Eibari ishte më i mirë se ata, por këmbëngul se Real Madridit nuk u mungoi beteja gjatë humbjes së tyre 3-0.

Mbretërit u befasuan nga Eibari pasditen e së shtunës, pasi ia shkaktuan një humbje të thellë dhe e dominuan për 90 minuta.

“Shumë gjëra ndodhën, por kryesorja ishte që Eibar kishte një lojë të madhe dhe futboll të madh luajtën”, ka thënë fillimisht Solari pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Reali shokohet nga Eibari, Solari përjeton humbjen e parë

“Ne patëm shanse për të shënuar, por nuk e bëmë dhe ata, në një shkëputje na dënuan. Goli i dytë na ka dëmtuar shumë”.

“Një goditje në objektiv? Duke treguar gishtat ose duke fajësuar dikë nuk na ndihmon. Ne e dimë që nuk luajtëm mirë dhe se ka gjëra për t’u zgjidhur”.

Eibari e dominoi Real Madridin (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

“Megjithatë, gjithçka është e shërueshme. Ne bëmë gjëra të mira në ndeshjet e tjera dhe ne duhet t’i bëjmë ato sërish”.

“Nuk kishte mungesë karakteri nga ne. Të rinjtë punuan shumë dhe treguan atë që kishin. Askush nuk dha më pak se ç’kishin, edhe pse humbëm disa beteja të vogla, të cilat më vonë peshuan”.

Lexo po ashtu Eibar 3-0 Real Madrid, notat e lojtarëve: Dështojnë yjet madrilen

“Eibar luajti me guxim dhe ne jo, por nuk humbëm për shkak të kësaj. Ata ishin më të mirë se ne”.

“Dhoma e zhveshjes nuk është një karnaval tani, por kemi pasur shumë arsye për të qenë optimistë dhe pozitivë në ndeshjet e fundit”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/