Telegrafi

Solari: Duam fitore ndaj Ajaxit, por do të përpiqemi të fitojmë gjithë trofeun

Santiago Solari (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Santiago Solari ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit.

Mbretërit kanë fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në Holandë me rezultat 2-1, por gjithashtu ka mbetur e hapur për takimin kthyes.

Ajaxi viziton Santiago Bernabeun të martën në mbrëmje, duke shpresuar të përmbysë epërsinë e Realit, por Solari gjithashtu tha se ekipi i tij synon fitoren.

Lexo po ashtu Reali fiton në shtëpi të Ajaxit në ndeshjen e parë

Trajneri i Real Madridit gjithashtu mban shpresën se skuadra e tij mund të shkojë deri në fund të rrugës dhe të fitojë përsëri trofeun.

“Ne duam ta fitojmë ndeshjen dhe të vazhdojmë në raundin tjetër”, ka thënë fillimisht Solari në konferencë për shtyp.

“Duam të shkojmë në këtë ndeshje në mënyrën më të mirë, ky ekip ka karakter”.

Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA e dënon Ramosin me dy ndeshje moslojë

“Ekipi është mësuar të konkurrojë për gjëra të rëndësishme”.

“Kjo është Liga e Kampionëve, ne do të përpiqemi edhe ta fitojmë”, përfundoi trajneri i Mbretërve. /Telegrafi/