Telegrafi

Sokolin e kënaq fitorja, por thotë se duhet të përmirësohen ende

Gjilani arriti ta mposhtë një rival për titull të kampionit, Besën e Pejës me rezultat minimal 1:0.

Por përpos pikëve të marra si duket trajnerin e Gjilanit, Bylbyl Sokolin nuk e ka kënaqur ndeshja.

Sipas numrit një të bankës së Gjilanit, skuadra e tij duhet të përmirësohet ende.

“Ishte ndeshje me ngarkesë. Besa u mbrojt shumë mirë, ne patëm presionin për fitore, ishim nën presion të rezultatit dhe mbrojtjes së vështirë, prandaj ishte e vështirë. Shënuam me një goditje precize”.

“Takimin e vendosi durimi jonë. Më duhet të them se kemi nevojë që të përmirësohemi edhe më shumë. Duhet punë në mbrojtje dhe lëvizshmëri më të madhe në sulm”, tha Sokoli pas ndeshjes. /Telegrafi/