Telegrafi

Sokoli: Gjilanit i mungoi një lider

Padyshim se një ndër ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së 18-të në elitën e futbollit kosovar, u zhvillua në Merdarë ku Llapi i bëri ‘konak’ Gjilanit.

‘Timonieri’ i Gjilanit, Bylbyl Sokoli tha pas ndeshjes se skuadra e tij në këtë takim bëri disa gabime.

“Mendoj se epërsia e hershme ishte faktorë kryesor në këtë ndeshje. Jemi marrë vesh që mos të mbrohemi. Ekipi është tërhequr dhe këtij presioni nuk arritëm që t’i bënim ballë. Kam bindjen që kemi krijuar shumë raste që ta fitojmë bindshëm ndeshjen, por kjo nuk do të thotë që kemi luajtur mirë”, deklaroi Sokoli pas ndeshjes për ‘Supersport Kosovën’.

“Ka shumë për t’u përmirësuar. Neve na mbetet që të punojmë. Ekipi që pretendon kreun nuk guxon të pësojë në këtë mënyrë në fund”.

“Ekipi duhet të ketë komunikim nga prapa. Ky është problemi kryesor. Lideri është dashur që ta drejtojë ekipin nga prapa”, deklaroi Sokoli. /Telegrafi/