Telegrafi

Sokoli: Fitore e madhe, por luajtëm shumë dobët

Ferizaj ka bërë befasinë më të madhe këtë vit në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Bardhekaltërtit kanë triumfuar në udhëtim te Feronikeli me rezultat 1-2 edhe pse ishin në disavantazh në pjesën e parë.

Ermal Krasniqi me dy gola të shënuar në 20 minutat e fundit të ndeshjes ishte hero i mysafirëve.

Pas ndeshjes trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se ishte një fitore e madhe e skuadrës së tij, por që bënë një ndeshje të dobët.

“Ishte fitore shumë e madhe, por ekipi im ka bërë lojën më të dobët në aspektin e disiplinës në lojë. Kjo lojë e dobët e jona u përmirësua në pjesën e dytë”, tha Sokoli pas ndeshjes.

“Pësuam golin që gjatë tërë javës jemi ushtruar të mos pësojmë gola të tillë. Në pjesën e dytë shënuam por prapë po them se nuk jam i kënaqur me lojën”.

“Na mbetet shumë punë, shumë disiplinë për të arritur suksesin”, deklaroi Sokoli pas ndeshjes. /Telegrafi/