Telegrafi

Sokol Cikalleshi ka shënuar njërin ndër golat më të bukur deri më tani në këtë sezon

Konyaspori është mposhtur 2-1 në udhëtim te Trabzonspori në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Turqisë.

Vendasit ishin duke fituar 2-0, mirëpo Sokol Cikalleshi i futi nën presion në minutat e fundit të takimit.

Ishte minuta e 83-të e takimit, kur Amir Hadziahmetovic asistoi reprezentuesi i Shqipërisë, për të ngushtuar epërsinë në 2-1.

Konyaspori mori zemër nga ky gol, mirëpo ishte vonë, pasi nuk ia dolën të merrnin së paku një pikë nga ky takim.

Ky ishte goli i gjashtë deri më tani në këtë sezon për Cikalleshin, derisa ka edhe dy asistime.

Për të shikuar golin, klikoni KËTU. /Telegrafi/