Konyaspor ka barazuar 1-1 me Istanbulspor në startin e Superligës së Turqisë.
Të parët që shënuan ishin mysafirët, pasi vetëm gjashtë minuta kaluar dhe realizuan nëpërmjet Yilmas që u asistua prej Laurentinos.
Pjesa e parë përfundoi me vetëm këtë gol, derisa në të dytën ishte skenar tjetër.
📸 Maçtan kareler! #KNYvİST pic.twitter.com/QAeEEqe80a
— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) August 12, 2023
Istanbulspor kishte dy lojtarë të përjashtuar me karton të kuq, pasi fillimisht karton të dytë të verdhë pranoi Ali Yasar (73’), ndërsa në minutën e 80-të, Okan Erdogan u ndëshkua me karton të kuq.
Po në minutën e 80-të, i përjashtua ishte edhe lojtari i Konyasporit, Demirbag.
GOOOOOOOOOOOOLLLLLLL!
GOOOOOOOOOOOOLLLLLLL!SOKOL! ⚽💥
Tümosan Konyaspor'umuz 1 – 1 İstanbulspor pic.twitter.com/gDItfdSfKi
— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) August 12, 2023
Gjashtë minuta më vonë, Sokol Cikalleshi e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja, duke ia siguruar një pikë.
Istanbulspor kishte mundësinë që ta rikthente epërsinë, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Gultekin (90+3’). /Telegrafi/
Maç sona erdi. #KNYvİST pic.twitter.com/JgoA1dzDjR
— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) August 12, 2023