Site icon Telegrafi

Soja, ushqimi që ul nivelin e kolesterolit të keq

(Foto: Healthy Food Guide)

Kolesteroli i nevojitet trupit tonë në sasi të caktuara, pasi luan rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, prodhimit të hormoneve dhe vitaminës D.

Ai gjendet kryesisht në ushqimet me origjinë shtazore, por edhe në qelizat tona, transmeton KP.

Kolesteroli i tepërt ka tendencë të ngjitet në muret e brendshme të enëve të gjakut, gjë që mund të shkaktojë sëmundje të tilla si goditje në tru, presion të lartë të gjakut, arterosklerozë, sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave etj.

(Foto: Vaya)

Prodhohet në mëlçi dhe përqendrimi i tij në gjak lidhet kryesisht me dietën. LDL është i ashtuquajturi kolesteroli i keq dhe vlerat e lejuara në gjak janë 1.55-4.53 mmol/l.

Lexo po ashtu Pse duhet të hani sojë jeshile për proteina, yndyra të shëndetshme dhe tri përfitime të tjera ushqyese!

HDL është i ashtuquajturi kolesteroli i mirë dhe vlerat e lejuara janë 1.03–1,55 mmol/l.

Nivelet e ngritura të LDL shkaktohen kryesisht nga dieta e papërshtatshme dhe stresi, ndërsa HDL i ngritur është tregues i mbrojtjes kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

(Foto: MedicineNet)

Një ushqim është vërtetuar të jetë veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për uljen e kolesterolit të keq. Organizata Britanike e Shëndetësisë e quajti atë “ushqimi i përsosur” për enët e gjakut të shëndetshme. Është soja.

Studimet e fundit kanë treguar se soja mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq me 3%. Kjo përqindje mund t’ju duket e papërfillshme, por është jashtëzakonisht e rëndësishme për trupin tonë.

Marrja e 25 gramëve në ditë të këtij ushqimi për gjashtë javë mund të ulë kolesterolin e keq në gjak për 3 deri në 4 për qind.

Exit mobile version