Nuk e dimë nëse ka pasur angazhim tjetër më të rëndësishëm se ceremonia e Oscars 2024 për shumë personazhe VIP!
Fustanet elegante, aksesorët e diamantit, prerjet e reja të flokëve dhe çdo investim tjetër i mundshëm për pamjen e jashtme që i ka bërë personazhet publikë në qendër të vëmendjes mediatike.
Një syresh prej tyre është edhe Sofia Vergara!
Përpara se të shkëlqente në tapetin e kuq të Oscars, me fustanin elegant në ngjyrë të zezë, dekolte të theksuar dhe bisht sirene, ajo u pa një ditë përpara me një veshje super rastësore. Le ta quajmë një formulë prakticiteti për një ditë të zakonshme në Los Angeles.
Kombinimi që ra në sy ishin xhinset e gjera dhe një pulovër e zezë.
Aktorja zgjodhi që të përveshë mëngët për shkak edhe të temperaturave të larta në Los Angeles, por i gjithë stili i aktores shkon përtej thjeshtësisë dhe komoditetit.
Aktorja e famshme është prova për këtë!