Telegrafi

Sofia Vergara shkëlqen me veshjen rozë, vë në pah fizikun e formësuar

Sofia Vergara Foto: Daily Mail

Ajo padyshim që është një fashionista.

Dhe Sofia Vergara asnjëherë nuk ka zhgënjyer fansat e saj të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme, shkruan Daily Mail.

48-vjeçarja së fundmi është parë e ftuar në emisionin “The Ellen Degeneres Show”, derisa shpalosi të pathëna nga jeta e saj.

Por, para kësaj ajo shfrytëzoi rastin të shfaq veshjen për në intervistë në një postim në rrjetin social Instagram.

Bukuroshja brune u pa e veshur e gjitha me rozë, teksa në rend të parë vuri fizikun e formësuar.

Të tilla poza ajo u servoi 21.8 milionë ndjekësve, duke marrë kështu një numër të madh të komenteve pozitive.

Kujtojmë se Sofia tregoi për raportin me bashkëshortin e saj, duke zbuluar po ashtu se kanë adaptuar një qen. /Telegrafi/