Sofia Vergara është një ndër aktoret më të bukura në botën e kinematografisë botërore.
E në saje të bukurisë dhe linjave trupore ajo tërheq vëmendjen e mediave.
Ajo ka dhënë një intervistë së fundi për gazetën shëndetësore australiane “Womes Health”, ku ka treguar se nuk është fanse e madhe e palestrës.
Aktorja tha se “nuk ndihet shumë e fuqishme dhe eshtrat i ka shumë të dobëta, gjë që do ta bënte të lëndohej lehtë”.
Gjithashtu më tutje bukuroshja 45 vjeçare kolumbiane ka pohuar se nuk bën palestër shkaku i gjoksit, i cili e pengon në vrapim dhe në ushtrimet tjera.
Ndryshe, revista do të shpërndahet në 16 shtetet e të gjitha kontinenteve. /Telegrafi/