Sofia Vergara ka ndarë disa imazhe të mahnitshme nga koha e saj si modele në vitet ’90, duke ndezur rrjetet sociale me pamjen e saj rinore dhe të tonifikuar.
Aktorja 52-vjeçare postoi në Instagram tre fotografi me bikini, të shkrepura në Miami gjatë ditëve të saj të modelimit, shumë kohë përpara famës në “Modern Family”.
Në imazhet, Sofia shfaqet m rroba banje dypjesëshe me detaje ari, duke treguar fizikun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.
Postimi vjen pas ndarjes nga kirurgu Justin Saliman, me të cilin thuhet se ka përfunduar marrëdhënien në fillim të vjeshtës.
Në një tjetër fotografi nga pushimet, ajo pozon topless në një kolltuk, duke treguar elegancën dhe sigurinë që e karakterizon.
Ndërsa fansat e saj spekulojnë për statusin e saj si beqare, Sofia duket e lumtur dhe e relaksuar në pushimet e saj luksoze në Karaibe, të cilat ka dokumentuar me disa postime.
Në një intervistë të fundit, ajo tha se është “një lloj beqareje” dhe preferon diversitetin e takimeve në New York, duke e krahasuar me jetën në Los Angeles.
Sofia ka qenë më parë e martuar me Joe Manganiello, por çifti njoftoi ndarjen në korrik 2023 pas tetë vitesh martesë.
Divorci i tyre përfundoi në fillim të këtij viti. Ajo ka theksuar se është gati për një kapitull të ri në jetën e saj, duke mbetur një ikonë e elegancës dhe fuqisë femërore. /Telegrafi/