Site icon Telegrafi

Sofia Vergara magjeps me një fustan të kuq në ‘Primetime Emmy Awards’, pasi shënoi nominimin për “Griselda”

Sofia Vergara dukej aq mahnitëse kur bëri një hyrje madhështore në ceremoninë e 76-të ‘Primetime Emmy Awards’ të dielën.

Aktorja 52-vjeçare e “Modern Family” shkëlqeu me fustanin e saj të kuq të zjarrtë, i cili shfaqte një dekolte të thellë.

Vergara është nominuar këtë vit për aktoren kryesore në një seri të kufizuar ose antologji për rolin e saj kryesor në mini-serialin e Netflix -it “Griselda”, në të cilin ajo luajti bosin kolumbian të drogës Griselda Blanco Restrepo, shkruan DailyMail.

Çmimet ‘Emmy’ do të nderojnë më të mirët e televizionit në Teatrin Peacock në Los Angeles.

Dizajni i fustanit të Sofias me shpatulla nxirrte në pah krahët e saj të tonifikuar, dhe dekoltenë joshëse.

Pamja përfshinte një fund të gjatë të kuq, i cili arrinte në tokë dhe zbriste pak pas Sofias.

Vergara është nominuar në kategorinë e aktores kryesore, në një kategori të antologjisë së kufizuar ose filmash për portretizimin e ‘zotit të drogës’ në jetën reale Griselda Blanco Restrepo në miniserialin e Netflix-it “Griselda”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version