Telegrafi

Sofia Vergara lanson linjën e të brendshmeve (Foto)

Aktorja Sofia Vergara e njeh rëndësinë e rrobave të mira të brendshme. 

Ylli i Modern Family dëshiron që në treg të sjellë çdo herë diçka më të mirë nga linja e saj.

“Ky ishte një projekt i mahnitshëm. Do të doja të shpikja të gjitha gjërat, por unë nuk e kam bërë këtë”, ka thënë Vergara, transmeton Kosovapress.

Ajo ka falënderuar partnerin e saj të biznesit Renata Black.

“Ajo është grua kolumbiane, e cila erdhi tek unë me këtë projekt dhe unë isha duke kërkuar diçka të tillë për këtë që një kohë të gjatë”, është shprehur aktorja.