Sofia Vergara ka zgjedhur pesë top modele xhinsesh
Gazmend Kajtazi
Aktorja e bukur, Sofia Vergara, ka zgjedhur top-modele për pranverë dhe verë
Xhinset dhe xhaketa teksas! Janë këto dy pika kryesore në gardërobën e femrës moderne për pranverë dhe verë 2019, është këshillë e kësaj aktoreje, transmeton Telegrafi.
“Unë jetoj në xhinse”, thotë njëra ndër femrat më të bukura të botës, Sofia Vergara.
Xhinset mund t’i bartni kur shkoni në shitore, por edhe në takim afarist dhe janë të shkëlqyeshme edhe për të dalë nga shtëpia – ka shumë rëndësi se me cilat detaje i kombinoni.
Sofia në të vërtetë ka lansuar linjën e re të rrobave nga stofi teksas: xhinse, xhaketa dhe bluza, por edhe fanella të përshtatshme nga pambuku të cilat mund të kombinohen lehtë.