Soda e bukës është përbërës i fuqishëm dhe mund të përdoret për arsye të panumërta, duke filluar nga kuzhina e deri në tualet.
Ndonëse e përdorim për qëllime gati shumicën e rasteve, soda e bukës mund të përdoret edhe për ta larguar aromën e keqe nga dyshemetë, rrobat dhe në mënyrë efikase i zbardhon edhe rrobat, transmeton Telegrafi.
Por, ky përbërës mund të përdoret edhe për qëllime higjiene apo bukurie.
Më poshtë i keni disa prej mënyrave se si mund ta përdorni sodën e bukës për qëllime higjiene apo bukurie.
Soda e bukës e eliminon djersitjen
Sodën e bukës mund ta përdorni si deodorant natyral, i cili jua mban sqetullat të freskëta për disa orë. Mjafton t’i përzieni disa pika të vajit të preferuar esencial me 4 lugë gjelle sodë buke. Pastaj, këtë kombinim e përdorni në sqetulla për t’i shkatërruar bakteret që e shkaktojnë aromën e keqe.
E largon aromën e keqe të trupit
Një gotë të vogël sodë buke shtojeni në vaskën tuaj dhe zhytuni aty për të paktën gjysmë ore. Zhytja në vaskë të mbushur me ujë e sodë buke i neutralizon bakteret e këqija dhe e zgjidhë problemin e lëkurës së yndyrshme.
Soda e bukës për thonj të shëndetshëm
Aplikojeni një përzierje prej 3 pjesëve sodë buke dhe 1 pjese ujë në thonj për t’i bërë ata të shëndetshëm.
Freskojeni frymëmarrjen
Shtojeni një lugë çaji sodë buke në një gotë me ujë dhe përzieni mirë. Produktin e fituar gargarisni në gojë për t’i shkatërruar bakteret që e shkaktojnë aromën e keqe, por edhe për ta dezinfektuar fytin.
Soda e bukës për flokë të shëndetshëm dhe të pastër
Shamponët dhe zbutësit shpeshherë janë të mbushur me kimikale të dëmshme që e shkatërrojnë balancin e skalit dhe i dobësojnë flokët. Por, mjafton ta përdorni sodën e bukës një herë në muaj për t’i mbajtur flokët dhe skalpin të shëndetshëm.
Zbardhimi i dhëmbëve
Përziejeni sodën e bukës me peroksid hidrogjeni dhe do të fitoni një agjent natyral zbardhues të dhëmbëve. Por, përdoreni vetëm një herë në javë për të mos shkaktuar dëme. /Telegrafi/