Real Sociedad ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim te Real Madridi.
Skuadra nga San Sebastian ka triumfuar me rezultat 3-4, për të siguruar gjysmëfinalen e Copa del Rey.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga një futbollist i Realit, por që është i huazuar tek Sociedad, Martin Odegaard.
Norvegjezi realizoi pas një topi të kthyer nga portieri Areola dhe me një goditje të fortë shënoi për epërsinë e parë të Sociedadit 0-1.
Me epërsinë 0-1 të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Sociedadi e nisi për mrekulli edhe pjesën e dytë, kur në minutën e 54-të, Alexander Isak shënoi një gol të mrekullueshëm për 0-2.
Sulmuesi suedez shënoi vetëm pas dy minutave golin e dytë personal në këtë takim dhe të tretin për skuadrën e tij për 0-3.
Los Blancos ngushtuan epërsinë në 1-3 me golin e shënuar nga Marcelo në minutën e 59-të.
Kur pritej që Reali ta merrte lojën në dorë dhe të shënonte gola të tjerë, ndodhi e kundërta pasi Sociedad shënuan edhe golin e katërt me Merinon i cili u asistua nga Isak.
Golat nuk u ndalën, pasi vendasit shënuan golin e dytë në minutën e 79-të me brazilianin Rodrygo.
Në minutën e 93-të, Nacho shënoi me kokë për ta ngushtuar epërsinë në 3-4, por kjo ishte e tëra nga Real Madridi pasi nuk arritën golin e barazimit.
Kësisoj Sociedad morën një triumf të madh duke kaluar në gjysmëfinalen e Copa del Rey. /Telegrafi/
ODEGAARD GOAL SOCIEDAD 1-0 MADRID FOLLOW FOR INSTANT GOALS pic.twitter.com/J8G10KnRAw
— HD GOALS LIVE (@HDGoalsLive) February 6, 2020
Alexander Isak x2 mot Real Madrid ? pic.twitter.com/slaBjTRymT
— västerort (@vsterort) February 6, 2020
Marcelo setting a comeback i hope, MADRID 1-3 pic.twitter.com/DTsf4L8Prp
— Ølawale✪ (@Authvibez) February 6, 2020
https://www.youtube.com/watch?v=poN79fGb5L8
#Vinicius Junior makes it 2-4! pic.twitter.com/68pSgdwwDr
— RainingGoals (@RainingGoals) February 6, 2020