Socialistët evropianë në Parlamentin e Evropës (PE) e kanë dënuar vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov për të mos e mandatuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata i bëjnë thirrje Ivanovit që ta respektojë Kushtetutën dhe të mos mendojë arsyetime për të penguar Zaevin në marrjen e mandatit për të formuar qeverinë e re.
Sipas tyre, hapi i Ivanovit është i papranueshëm dhe Evropa patjetër të reagojë në mënyrën më të ashpër, duke konsideruar se një hap i tillë nxitë ndjenjat nacionaliste që mund të sjellin pasoja të paparashikueshme.
Sipas Viktor Boshtinaru, nënkryetar i socialistëve evropian, Ivanovi dhe OBRM-PDUKM-ja do të jenë përgjegjëse për çfarëdo përkeqësimi të situatës në Maqedoni dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike, vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet me mjete të paligjshme./Telegrafi/